PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet

0

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë. 

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e PD sot, nisur nga vrasja e dy vëllezërve në krujë një natë më parë,  ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se kreu i qeverisë, Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

“Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë në Krujë është vetëm episode. Janë akte që frymëzohen nga mbroja shtetërore e Edi Ramës. Edi Rama, strategu i kësaj dhune dhe që nuk gjen pendesë as në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi.-”

Artikulli i mëparshëm‘Vjedhje për ‘Guinness’ e Edvin Hajdutit dhe Carlo Malavitës: 5000 m2 truall në mes Tiranës’
Artikulli i radhësShkuan në varrim në Tropojë, si e zbuloi çifti që ishte infektuar