Në nder të George Floyd, gjigandi Nike ndryshon sloganin

0

Të gjitha vendet perëndimore janë vënë në lëvizje pas vdekjes së George Floyd i cili u vra barbarisht disa ditësh nga një ish-polic në SHBA.

49-vjeçari i ndjerë është ndaluar pasi u mundua të bënte një blerje në dyqan me një kartmonedhë 20 dollarëshe false.

Qytetarë dhe personazhe të famshëm janë ngritur duke protestuar në më shumë se 20 shtete ndërkohë që edhe biznese apo kompani të mëdha janë solidarizuar në mënyra të ndryshme.

Gjiganti “Nike” ka ndryshuar sloganin nga “Do It” (Bëje), në “For Once Don’t Do It” (Një herë të vetme mos e bëj) si një mesazh kundër racizmit.

“Një herë të vetme; mos e bëj. Mos prentendoni se nuk ka asnjë problem në Amerikë. Mos i ktheni shpinën racizmit. Mos pranoni jetët e pafajshme të merren. Mos gjeni më justifikime. Mos mendoni se kjo nuk ndikon tek ju. Mos rrini ulur dhe të heshtni. Le të bëhemi të gjthë pjesë e ndryshimit” -u shprehën përfaqësues të Nike.

Artikulli i mëparshëmTavolina dhe karrige kokës, plas sherri në Bllok (VIDEO)
Artikulli i radhësDetaje nga reforma zgjedhore/ Zbulohet si do jenë komisionet e votimit dhe të numërimit