Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej fort nga komisionet zgjedhore

0

Mjafton të shikosh emisionin e mbrëmshëm “Opinion” dhe debatin e kryeministrit me Fevziun, Rakipllarin dhe Artan Hoxhën, për të kuptuar se Rama mbrojti për gati 20 minuta sistemin e komisionerëve të depolitizuar.

Ai rendit një sërë argumentesh se përse duhej bërë tani, se si kishte rekomanduar ODHIR, dhe se çfarë kërkonte BE. Pra konkluzioni është se mbrëmë deri në mesnatë ai nuk qe i vetëdijshëm që duhej ta bënte këtë lëshim.

Po atëherë çfarë ndodhi? Pse kryeministri kreu një piruetë 180 gradë? Kush e detyroi të tërhiqet?

E vetmja hipotezë është ajo e humbjes së peshës së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe marrjes peshë sërish nga BE ku trysnia gjermane mendohet se ka qenë tejet e fortë për plotësimin e kushteve të opozitës.

Sot tryeza nuk u mblodh më në rezidencën amerikane dhe u kthye në pallatin e kongreseve. Pas saj ambasada e BE doli me një propozim kompromisi që nuk u pranua nga socialistët.

Dhe vetëm pasi refuzoi këtë përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri pranoi kthimin tek sistemi i deritanishëm, pra tek ai që “i zoti e ruan vreshtin”, përmes komisionerëve partiakë./lapsi.al

Artikulli i mëparshëmDetaje nga reforma zgjedhore/ Zbulohet si do jenë komisionet e votimit dhe të numërimit
Artikulli i radhësKanye West do të financojë për shkollimin e vajzës së George Floyd