Brenda rezidencës luksoze të Drake

0

Vila e Drake në Toronto, u prezantua për Architectural Digest – një revistë mujore amerikane e themeluar në vitin 1920 me temë kryesore interior dizajnin – është një rast i mirë studimi për ekstravangacën në mobilimin e brendshëm të shtëpisë.

“Në formë dhe materiale, struktura është një rezidencë e duhur gëlqerore e shekullit XIX,” u shpreh dizajneri Ferris Rafauli. “Por profilet e jashtme janë minimaliste dhe linjat më pak të trasha dhe të më të pastra. Nuk është llaç dhe bojë. Drake nuk e donte këtë gjë dhe kështu bëmë.”

Rezidenca e Drake – të cilën ai e quan Te Embassy (Ambasada) – përmban materiale luksoze, duke përfshirë bronz, granit të zi dhe agat kaf, ndërsa dekori përfshin skulptura nga artisti amerikan KAWS.

“Është një luks i madh,” tha Drake për Architectural Digest (AD). “Kjo gjë jepet përmes madhësisë së dhomave dhe materialeve të brendshme të dyshemesë dhe tavanit. Doja që njerëzit ta shihnin punën që kam bërë gjatë viteve të pasqyruar në këtë shtëpi.”

Një tjetër hapësirë, e quajtur si “Dhoma e Madhe”, përmban një piano madhështore të krijuar nga artisti japonez Takashi Murakami në bashkëpunim me Rafauli-n.

“Bota e Drake është tërësisht muzika, kështu që ai dëshironte një piano. Ajo është një paraqitje e denjë e artit, artizanatit dhe cilësisë,” shtoi dizajneri.

Drake e bleu rezidencën në Toronto, Kanada, në vitin 2015 për 6.7 milionë dollarë. Reperi, i cili në vitin 2019 kishte një pasuri prej 150 milionë dollarësh sipas Forbes, tha se shtëpia demonstron dëshirën e tij për të “qëndruar në vendin ku u lind”./ CNN

Artikulli i mëparshëmNuk ju a këshillojmë t’ja bëni vjehrës tuaj, por shikoni çfarë i bën Boateng asaj…
Artikulli i radhësKoronavirus/ Ulet kurba e të prekurve, 7 raste të reja brenda 24 orëve. Total i të prekurve shkon në 416 persona.