UEFA licenson 16 nga 20 klubet e Serisë A, ja skuadrat e përjashtuara

0
uefa

UEFA ka liçensuar 16 nga 20 klubet e serisë A, duke përjashtuar Breshan, Spalin, Leçen dhe Xhenoan. Këto skuadra kanë afat pesë ditë të apelojnë vendimin.

Stadiumi i Atalantës është ende nën rikonstruksion dhe ky ekip ka zgjedhur impiantin e Sasuolos “Mapei” për ti luajtur ndeshjet e kupave të europës edhe pse deri tani i kishte luajtur në “San Siro”. Ndërsa Kaljari do përdorë stadiumin e Udinezes “Dacia Arena” nëse kualifikohet në europë.

Katër klubet Leçe, Xhenoa, Spali dhe Breshia kanë dështuar të përmbushin kushtet në stadiumet e tyre të vendosura nga UEFA.

Artikulli i mëparshëmKeni celular me sistem operativ Android? Ekspertët: Fshini menjëherë këtë aplikacion
Artikulli i radhësTalenti i Serisë A refuzon finalistët e Ligës së Kampionëve, hedh poshtë ofertat e majme