Trajneri i Fiorentinës, Bepe Jakini ka pasur koronavirus, dhe këtë e konfirmon presidenti i këtij klubi Roko Komiso. Covid-19 është përhapur pothuajse në të gjithë skuadrën vjollcë, duke infektuar shumë lojtarë dhe anëtarë stafi.
Disa nga të prekurit me koronavirus janë: Dushan Vlahoviç, Patrik Kutrone, Daniele Prade nga stafi dhe shumë të tjerë. “Trajneri ynë ishte i infektuar muajt e fundit dhe unë nuk e dija këtë. Ai ka të gjithë mbështetjen time” u shpreh presidenti i Fiorentinës Komiso në konferencën e sotme për mediat.