EMRI/ Dënohet shqiptari, befasoi policët kur i shkuan te banesa

0

Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg në Skoci, pasi u kap duke kultivuar kanabis me vlerë 64.800 sterlina.

Alfons Çelaj, 29 vjeç, i kishte kthyer katër dhomat e banesës në një plantacion kanabisi.

Përpara gjykatës, ai pranoi fajin dhe deklaroi se e kishte kryer krimin për të shlyer borxhet që kishte ndaj shqiptarëve.

Çelaj u kap mat kur policët mbërritën në banesën e tij për një çështje krejt tjetër.

Sipas medieve lokale, oficerët mbetën të habitur kur panë se çfarë po ndodhte brenda.

Çelaj jetonte ilegalisht në Britani. Avokati i tij tha se ai kishte një borxh prej 20 mijë sterlinash ndaj disa shqiptarëve, ndaj u detyrua të merrej me kultivimin e kanabisit.

Artikulli i mëparshëmMjeku i ri-infektuar me Covid-19 shtrohet tek Spitali Infektiv
Artikulli i radhësSi e fshehu Kina lajmin se koronavirusi është vdekjeprurës