Vrau 7-vjeçaren/ Shqiptarja punonte si prostitutë, kërkoi azil

0

Një emigrante shqiptare, e cila vrau një vogëlushe 7-vjecare, duke tronditur Britaninë e Madhe, është identifikuar si Eltiona Skana.

Ajo është shqiptare me origjinë dhe sipas portalit Politicalite, punonte si prostitutë në Britani.

30-vjeçarja është nën akuzë për vrasje.

“Gruaja që vrau vogëlushen Emily Jones ishte një shqiptare, punonjëse e trafikut seksual, e cila kishte kërkuar azil,” tha një burim.

Emily Jones ishte me prindërit në një park në Bolton, kur u qëllua me thikë për vdekje nga shqiptarja. Kjo e fundit është e izoluar në një spital psikiatrik.

Artikulli i mëparshëmSi e fshehu Kina lajmin se koronavirusi është vdekjeprurës
Artikulli i radhësMerret vendimi, ja kur rinis punën transporti publik dhe rregullta që duhen zbatuar