Presidenti Ilir Meta vlerësoi Famullinë e Shën Mhillit në Laç me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në meshën e shenjtë të së dielës në Kishën e Shën Mhillit në Laç.
Falenderim e mirënjohje të thellë për Arqipeshkvin metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo dhe të gjithë udhëheqësit e bashkësive tona fetare për mesazhet e mençura dhe shpresëdhënëse, veçanërisht për edukimin e fëmijëve dhe rinisë, duke i udhëhequr ata drejt rëndësisë së mbrojtjes së vlerave të familjes, larg veseve, të duan vendin dhe të tjerët, duke i nxitur të rriten e të ecin drejt vlerave më të mira njerëzore.
Në momentet më kritike të vendit kleri shqiptar ka bërë thirrje për paqe dhe vëlla-dashje, dhe atë që politika ka tentuar ta përçajë besimi e ka ruajtur të bashkuar”, tha Meta.