“Ardian Çapja është në gjendje kritike për jetën”. Kështu u shpreh drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj në një komunikim me mediat.
Çapja ka dalë nga operacioni në këto momente, por për faktin se plumbi ndodhej shumë pranë zemrës dhe humbjes së sasive të mëdha të gjakut, gjendja e tij shëndetësore është në rrezik.
Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës, deklaroi për mediat jashtë spitalit se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Operacioni i Çapjas ka përfunduar, ndërsa orët në vijim do të jenë vendimtare për jetën e tij.
55-vjeçari Ardian Çapja u qëllua me armë zjarri automatike e modifikuar në snajper, teksa ndodhej në oborrin e banesës së tij. Ai është qëlluar nga një distancë prej 150 m në vijë ajrore.
Plumbi ka përshkuar shpatullën e Çapjas dhe ka kaluar pranë zemrës.