Një mjekim i ri mund të lejojë pacientët që të ndalojnë së marri ilaçe çdo ditë për të ndaluar përhapjen e HIV, por të marrin një injektim një herë në dy muaj, ka zbuluar studimi.
Në 2012 organizata amerikane Food and Drug Administration aprovoi ilaçin e njohur si PrEP, i cili ëshë 99% efektiv në uljen e rrezikut të transmetimit të HIV seksualisht.
Tani, kërkimi i ri i bërë nga ‘National Institute of Health’ (NIH) tregon se një lloj i ri i PrEP që mund të injektohet një herë në dy muaj mund të jetë edhe më efektiv se forma fillestare e tij.
Zbulimi u bë në një studim të quajtur HPTN 083, ku u testua mbi 4570 burra.