NASA ka firmosur një kontratë prej 187 milionë dollarësh me kompaninë Northrop Grumman për të ndërtuar një modul hapësinor, ku astronautët do të qëndrojnë para se të zbresin në Hënë.
I njohur me emrin HALO, moduli do të ketë përmasën e një apartamenti të vogël dhe do të jetë pjesë e ‘Lunar Gateway’, një stacioni të vogël hapësinor që do të orbitohet në hapësirë.
Gateway është pjesë e misionit Artemis që përfshin dërgimin e një gruaje dhe një burri në Hënë në 2024, si dhe udhëtime të tjera për në satelitin tonë.
HALO do të jetë gati në 2023.