Kur babai bën një sakrificë për të ardhmen e të birit thuhet një prind me zemër të artë. I tillë është padyshim Jean Alesi, që ka shitur Ferrarin e tij për të financuar karrierën e të birit Giuliano, vitin e kaluar i 15° në debutimin në Botërorin e F2 me skuadrën Trident. Ish-piloti i Kokëkuqes e ka zbuluar në një intervistë për Sky Sports F1: sakrifica e makinës së tij F40 do ti lejojë të birit të garojë për Hwa Racelab, gjithnjë në F2, ku do të ketë rusin Artem Markelov si shok skuadre.
Gjesti i Jean do ti lejojë të birit kalimin në një skuadër kompetitive, por për të garuar duhet një buxhet i rëndësishëm prej 1,8 milionë euro e nuk është e thënë që shitja e F40 të mjaftojë të gjithë shpenzimet në F2. “Në familje bëjmë gjëra me pasion e nëse do të zgjidhja ta kisha atë model në garazhd apo të shihja tim bir të garonte, do zgjidhja të dytën – thotë piloti që ka qenë tek Ferrari nga 1991 në 1995 -. E pastaj jam shumë i vjetër për ta ngarë…”
Në kategorinë e dytë të F1 “është vërtetë vështirë të gjesh një sponsor” e gjithnjë sipas Alesi “shumë pilotë nuk do të mbyllin sezonin duke parë krizën ekonomike aktuale (për shkak të koronavirus). Do të jetë një tmerr për ata që garojnë në F.2 e F.3”. “Shpresoj që në këtë kaos të madh dicka të ndryshojë e ti jepen mundësi këtyre të rinjve – përfundon – jo vetëm investojnë shumë në para, por edhe nga ana personale. Lënë universitetin sepse ëndërrojnë të bëhen pilotë, e askush nuk kujdeset për interesat e tyre”.