Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/ Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën: Patjetër zonja Topalli

0
Rama Rudina Hajdari

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit morën pjesë personalitete politike të rëndësishme të vendit, ndër të tjera kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i BE Luigi Soreca.

Rama tha se kur vjen puna tek integrimi europian i Shqipërisë, të gjithë duhet të jemi bashkë. Ndërsa, Rama fliste, ishte Rudina Hajdari ajo që ndërpreu fjalën e kryeministrit. Pas kësaj, Rama iu drejtua Hajdarit me ironi duke i thënë “patjetër zonja Topalli”

Edi Rama: Të gjithë ta dinë, se kur vjen puna për integrimin e Shqipërisë, duhet të jemi të gjithë bashkë. Këtu duhet të ishte edhe opozita. Kjo sepse opozita është alternativa e qeverisë. Përpara 11 vitesh ka qenë një qeveri tjetër që e nisi këtë rrugëtim, tani po nisim ne negociatat, ndërsa anëtarësimin, në të ardhmen mund ta bëjë një qeveri tjetër.

Rudina Hajdari: Zoti kryeminisitër, më duket që ta ndërpres fjalën tuaj tashmë.

Edi Rama: Patjetër zonja Topalli.

Rudina Hajdari: Duhet vlerësuar roli i qeverisë, por edhe ai i presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ne duhet që të negociojmë hapjen e negociatave.

Artikulli i mëparshëmZyrtare, Vllaznia gjen pasusin e Mirsad Jonuz!
Artikulli i radhësReforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve, Rama: Hera e fundit! Duhet t’i zgjidhim vetë problemet. Me Metën do takohesha kudo