Gogoro Eeyo 1, biçikleta elektrike me motorin të fshehur

0

Gogoro Eeyo 1 është një biçikletë elektrike me motor dhe bateri, të fshehura te rrotat. Do të kushtojë rreth 4 mijë euro

U prezantua para pak ditësh, por do të mbërrijë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Tajvan, vetëm në verë.

Quhet Eyeo 1 dhe ndryshon shumë nga biçikletat e zakonshme me asistencë te pedalet. E veçanta e kësaj e-bike është motori elektrik “in wheel”, d.m.th. i integruar në mes të rrotave. Gogoro e quan këtë zgjidhje me termin “Smartwheel“.

Si  funksionojnë Smartwheel

e-bike normale e kanë motorin të integruar në qendër të pedaleve dhe e transferojnë fuqinë e tyre nëpërmjet zinxhirit. Gogoro Eeyo 1 e integron motorin tek rrotat, që lidhen me pedalet nëpërmjet një rripi dhe jo nëpërmjet një zinxhiri.  Por tek Smartwheel është i integruar edhe bateria dhe sensori i dyfishtë (për të kuptuar se sa fort jeni duke pedaluar dhe për të rregulluar nivelin e asistencës tek pedalimi).

Trupi i përbërë në fibra karboni

Gogoro Eeyo 1 nuk është inovative vetëm për rrotat në të cilat është integruar motori dhe bateria, por edhe se është ndërtuar me materiale cilësore. Trupi i biçikletës është në fibra karboni. Për këtë arsye pesha është shumë e lehtë – 12,5 kg apo 11,9 kg në varësi të versionit.

Dizajn sportiv urban

Gogoro Eeyo 1 ka në të njëjtën kohë një dizajn urban dhe sportiv. Do të jetë e disponueshme në tri ngjyra cloud blue, lobster orange apo warm white. Por vetëm trupi  i biçikletës, sepse gjithë elementet e tjera do të jenë në ngjyrë të zezë. Fakti që bateria është integruar brenda rrotës së pasme dhe jo e kapur tek trupi i saj, e bën atë edhe më të bukur për t’u parë.

Bateria

Gogoro Eeyo 1 është e pajisur me bateri 43,6 Volt dhe 123 Wh. Nuk është ndonjë kapacitet i lartë, por pesha e lehtë e saj i ofron autonomi për rreth 64 kilometra në modalitetin Sport dhe thuajse 90 në modalitetin Eko. Në të dyja rastet, nuk është përshpejtuesi tek timoni, për të kaluar në modalitetin vetëm elektrik, pa pedaluar.

Çmimi

Siç thamë Eeyo 1 do të jetë e disponueshme në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tajvan brenda verës së këtij viti në dy versione: Gogoro Eeyeo 1, (pesha 12,5 kg) dhe Gogoro Eeyo 1S me gjithë përbërësit e fibrave të karbonit (pesha 11,9 kg). Çmimet do të jenë të kripura, mbi të gjitha për shkak të zgjedhjes së karbonit: 3.899 dollarë Eeyo 1 dhe 4.599 dollarë, Eeyo 1S.

Artikulli i mëparshëmArsyeja e vërtetë pse Kina po importon kaq shumë naftë. Bursa për datën 9 Qershor 2020
Artikulli i radhësStudimi i fundit: Si ndikon grupi i gjakut te COVID-19, ja njerëzit që preken më rëndë nga sëmundja