Dy punëtorë turq shkarkohen nga puna pasi ngatërruan bustin e… Ertugrulit!

0
Qyo29udwpn4cakuopbn6bmxydmfrvv2dliah3ax6 768x444

Dy punonjës bashkiakë në Turqi u shkarkuan pasi në një park ata vendosën bustin e një prej yjeve të telenovelave turke dhe jo atë të Ertugrulit, luftëtarit të njohur të historisë turke të shekullit XIII.

Busti i porositur ishte ai i Ertugrul Gazit, kryeluftëtarit të fisit nomad Kayi, djali i të cilit, Osmani themeloi atë që u bë më vonë Perandoria Osmane.

Por, statuja ishte e aktorit Engin Altan Duzyatan, i cili interpreton Ertugrulin në serinë televizive “Dirilis: Ertugrul” ose “Ringjallja: Ertugrul”.

Të pestë sezonet e shfaqjes së famshme televizive nga transmetuesi shtetëror TRT janë në dispozicion edhe në “Netflix”.

“Bashkia në qytetin bregdetar Ordu i pushoi të dy punonjësit për pakujdesi”, njoftoi agjencia e lajmeve, DHA.

Artikulli i mëparshëmJustin dhe Hailey, pas izolimit në shtëpi, fillojnë pushimet
Artikulli i radhësRita Ora publikon një video të ëmbël nga fëmijëria dhe tregon: Jam paragjykuar si refugjate në Angli