Shpërthimi i rasteve/ Vatra të mëdha në QSUT dhe poliklinika

0

Shqipëria po njeh gjatë ditëve të fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Për fat të keq shifrat e ditëve të fundit janë një rekord negativ dhe treguesit më të keqinj edhe në raport me kulmin e pandemisë në mars dhe prill.

Nëse të martën patën 36 raste të reja, të mërkurën ka edhe më shumë raste, mbi 40 të tilla në mbarë vendin.

Bëhet fjalë për Tiranën me shumë raste edhe këtë të mërkurë, por edhe qytete të tjera.

Po ashtu mësohet se veç vatrave të mëdha te krijuara në disa reparte të QSUT dhe poliklinika në Tiranë, ne 24 oret e fundit janë evidentuar shumë raste edhe në Shkodër.

Megjithatë te dhënat e mësipërme do të konfirmohen zyrtarisht nga buletini i Ministrisë se Shëndetësisë. Ekspertët e MSH thanë se situata e përkeqësuar vjen si pasojë e uljes së kujdesit të qytetarëve në javët e fundit.

Artikulli i mëparshëmRinisin fluturimet nga Rinasi/ Ja data dhe destinacionet
Artikulli i radhësTjetër viktimë nga koronavirusi/ Ministria e mohon