U arrestua me grupin ”Avdylaj”, Gjykata e Durrësit liron Saimir Gjepalin, e lë në detyrim paraqitje

0

Saimir Gjepali i arrestuar gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga Gjykata e Durrësit.

Ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi i cili e ka liruar në detyrim paraqitje Gjepalin i cili njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut nga vetë grupi tek ‘313’.

Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpuntorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.

Artikulli i mëparshëmRaporti i DASH për liritë fetare, Meta: Të marrin zgjidhje ligjore pa zvarritje të gjitha shqetësimet!
Artikulli i radhësRekomandimi i KE: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1 korrik