Detaje nga atentati te “Komuna e Parisit”, autorët dyshohen vrasës me pagesë, arma e ekzekutimit si ato që përdor Garda

0

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.

Policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë.

Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

Artikulli i mëparshëmRama intimidon bizneset që vizitoi Basha: E keni marrë ndihmën
Artikulli i radhësFinancat po shqyrtojnë rritjen e tatim fitimit për biznesin e madh në 17 ose 20%, pas heqjes së taksave për të vegjlit