Ditën e sotme, një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 e ka goditur provincën Bingol, e cila ndodhet në lindje të Turqisë, duke shkaktuar rrëzimin e një kulle ushtarake dhe lëndimin e tre personave.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, shkruan Reuters.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të provincës Bingol.
Ministri Soylu përmes Twitter-it ka njoftuar se një roje e sigurisë kishte ngecur nën rrënojat e kullës së vëzhgimit, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.