FOTO-EMRI/ Dhuruese e përhershme e gjakut prej 30 vitesh, Meta e vlerëson me titullin e lartë civil

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_m21592147052.jpg

Presidenti Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhanin.

Këtë vlerësim Meta e ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, duke u shprehur se Malhani për 30 vite është një dhuruese e përhershme e gjakut.

Në të gjithë aktivitetin e saj humanitar 30-vjeçar, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.

Postimi i plotë i presidentit:

“Në vlerësim e mirënjohje për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë, duke u bërë shembull frymëzues i devotshmërisë, dhembshurisë dhe humanizmit, pata sot kënaqësinë, që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, të çmoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, znj.Ina Malhani.

E frymëzuar në veprimtarinë saj nga Shenjtorja jonë Nënë Tereza, nga e cila ka marrë edhe bekimin për punën e palodhur, znj.Malhani është kthyer në simbolin e virtyteve njerëzore me ndihmën e vyer për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmurë, të pastrehët, të braktisurit dhe jetimët, duke shërbyer edhe si vullnetare në Kalkutë në shtëpinë e parë të themeluar nga vetë Nënë Tereza.

Në të gjithë aktivitetin e saj humanitar 30-vjeçar, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. 

Artikulli i mëparshëmNjë tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë/ Raportohen dëme materiale dhe të lënduar
Artikulli i radhësPa timon e pa frena në dishezë