Ndërsa shumë prej nesh kur kanë udhëtuar shpesh me tren, autobus, apo mjet tjetër transporti – ndodh të kenë harruar diçka si për shembull një telefon, një portofol, deri edhe një palë kufje – por është thuajse e pamundur për gjithsecilin që të harrojë një sasi të konsiderueshme ari.
Epo, një person të tillë e gjen në vende të pasura si Zvicra. Dhe autoritetet atje po bëjnë përpjekje që të gjejnë pronarin e më shumë se 3 kg ar që ishte harruar në kabinën e një treni tetorin e kaluar.
Sasia e arit, me vlerën e rreth 191,000 dollarë u gjet në një tren midis St Gallen dhe Lucerne.
Pronari ka pesë vjet kohë për të tërhequr arin në prokurorinë në Lucerne, thuhet në një deklaratë zyrtare, ndryshe ajo do të konfiskohet.
Ngjarja u bë publike tani pasi përpjekjet për të gjetur pronarin rezultuan të pasuksesshme.
Është e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që do të paraqitet e do të thotë se ari mund të jetë i tyre.