Këngëtarja Enca Haxhia së fundmi ka vendosur të ndryshojë look .
Ajo ka futur disa fije rozë në flokët e saj dhe më pas i ka bërë gërsheta të cilat duken shumë komode për stinën e verës.
Këngëtarja ka ndarë look-un e saj të ri me ndjekësit e saj ku ka marë qindra komente dhe pëlqime.
Gërshetat me ngjyra do të jenë një ndër modelet më “in” të flokëve gjatë kësaj here, ndaj përgatituni t’ia shihni shpesh personazheve shqiptarë.
Nuk e dimë nëse look-u i Encës do të jetë realizuar për ndonjë videoklip të ri, apo thjesht për kënaqësinë e saj.
Pas karantinës, këngëtarja po punon për projekte të reja muzikore, ndërsa shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me Don Xhonin.