​Pse macet preferojnë të flenë në lavaman?

0

Macet mund të kenë zakone mjaft të çuditshme dhe për shumicën e tyre mund të mos ketë shpjegime, por janë pikërisht këto zakone që i bëjnë ato të lezetshme. Një nga zakonet e tilla është edhe gjumi në lavaman.

“Ekzistojnë disa teori rreth asaj se macet kanë tendencë të flenë në lavaman, por kjo nuk është sqaruar plotësisht,” thotë veterinerja Rebecca Greenstein.

Ndër teoritë është ajo që thotë se macet pëlqejnë formën e lavamanit pasi i përshtatet formës së trupit të tyre.

“Ka studime që kanë treguar që niveli i stresit te macet zvogëlohet ndjeshëm kur ato kanë qasje në vendet ku mund të fshihen, të tilla si në një kuti. Prandaj, mund të konkludojmë se lavamani ka një efekt të ngjashëm”, tha Greenstein.

Sipas një teorie tjetër, macet tërhiqen në sipërfaqen e sheshtë dhe të freskët të lavamanit. Pas larjes së diellit në dritare, ato mund të ftohen mirë në lavaman.

Banjat zakonisht janë vende të qeta dhe nuk janë aq të zënë sa kuzhina ose dhoma e ndenjes. Macet mund të tërhiqen në banjë për të shijuar qetësinë.

Teoria e fundit shpjegon se lavamani është afër çezmës, dhe macet preferojnë të pinë ujë të rrjedhshëm sesa nga pjata, kështu që kjo është një mundësi për të arritur tek ajo, transmeton KosovaPress.

Artikulli i mëparshëmJa cila mund të bëjë bashkë burrin dhe ish-burrin
Artikulli i radhësKërcitja e kockave gjatë lëvizjeve – A është një tregues i artritit?