Avokati i Popullit publikon raportin mbi veprimtarinë e KED-së: Probleme gjatë mbledhjeve, problematika gjatë hedhjes së shortit

0
Avokati I Popullit1

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Avokati i Popullit shprehet se ka pasur probleme gjatë mbledhjeve, kurse shton se ka pasur problematikë edhe gjatë hedhjes së shortit.

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON RAPORT MBI VEPRIMTARINË E KED:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Sikurse dihet, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në suazën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme të angazhuara në zbatimin e kësaj reforme.

Avokati i Popullit nga ana tjetër, ka një rol të dyfishtë, jo vetëm si institucion Kushtetues i parashikuar për mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por edhe si një institucion të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni për Reformën në Drejtësi i kanë dhënë rol dhe kompetenca të posaçme në këtë proces.

Raporti i publikuar, evidenton probleme të konstatuara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rolin e tij si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.

Ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.

Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED.

Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara.

Artikulli i mëparshëmVdekja e George Floyd/ Apeli i vëllait: OKB të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë amerikane
Artikulli i radhësDjali i madh i Ronados feston ditëlindjen, futbollisti urim të veçantë: S’mund ta besoj që je 10 vjeç