EMRI/ Momenti kur arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së Hekuran Billës

0

Përmes një njoftimi ditën e sotme, policia deklaroi se ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorët duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre në një lokal te zona ish parkut të autobuzëve.

I arrestuari është 22-vjeçari Sebastian Mali, i cili sipas policisë është edhe nipi i Prel Markut i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.

Ndërkohë mësohet se ai nuk ka pranuar asgjë përpara grupit hetimor.

Artikulli i mëparshëm“Jeta më mori dicka, Zoti e futbolli ma kthyen”: Gattuso i ngashëryer pas trofeut të parë
Artikulli i radhësNuk fshihet zhgënjimi, Sarri befason me deklaratën për Ronaldon dhe…