Azerbajxhani njoftoi sot se synon të rikthejë kontrollin e rreptë të popullatës, pas rritjes së rasteve të infektimeve me COVID-19, më pak se tri javë pas lehtësimit të kufizimeve të mëparshme.
“Një regjim i rreptë kontrolli do të vendoset deri më 1 gusht dhe më shpejt, të dielën, në kryeqytet, në Baku dhe qytete të tjera të mëdha”, tha qeveria në një deklaratë.
“Banorët do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre pasi të marrin autorizimin nga autoritetet, me anë të mesazhit me tekst”, vazhdohet në deklaratë.
Që nga fillimi i qershorit, numri i të infektuarve është dyfishuar në Azerbajxhan, me në total 11 329 raste infektimi dhe 139 vdekje nga COVID-19.