Shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj është pezulluar nga detyra bashkë me 7 policë pasi janë venë nën hetim për abuzim me gjobat e makinave.
Një hetim i nisur kohë më parë ka sjellë që gjykata të marrë këtë vendim si masë sigurimi gjatë kohës që ndodh hulumtimi për çështjen. 7 policët e pezulluar janë pjesë e Komisionit të gjobave të sektorit të qarkullimit, të cilët janë në komunikim të drejtpërdrejtë me gjobat e vëna ndaj shoferëve.