Borussia Dortmund e ka fituar 0-2 derbin ndaj RB Leipzig në ‘Red Bull Arena’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesliga.
Skuadra nga ‘Signal Iduna Park’ ka siguruar vendin e 2-të në renditje, pas fitores në fushën e RB Leipzig.
Erling Haaland në minutën e 30’, shënoi golin e avantazhit për verdhezinjtë pas asistimit të marë nga 17-vjeçari i talentuar, Giovanni Reyna.
Sulmuesi norvegjez vendosi rezultatin përfundimtar 0-2 duke shënuar në minutën e 90′ të takimit.
Me këtë fitore, Dortmund numëron 69 pikë, gjashtë më shumë se RB Leipzig i vendit të tretë.