Hamilton përlotet për humbjen e Coco: Piloti ndahet pas 6 vjetësh nga bulldogu i tij

    0

    Një ditë e trishtë për Leëis Hamilton, që është përlotur për ngordhjen e qenit të tij Coco. Bulldogu, që ishte 6 vjec, ka pësuar një infarkt, duke e dëshpëruar britanikun: “Tentova ta rianimoj, por nuk kishte asgjë për të bërë”, ka shpjeguar kampioni i botës në Formula 1 në rrjetet sociale.

    Për anglezin e Mercedes ngjarja e hidhur ka ardhur papritur: “Ishte mirë, pikërisht dje kaluam një ditë të bukur duke luajtur bashkë. Nuk do ta harroj kurrë, do të më mungojë shumë”. Prej vitesh Coco ishte një dyshe fikse bashkë me të “vëllain” Roscoe edhe në boksin e Mercedes.

    Artikulli i mëparshëmPiloti që humbi këmbët në Formula 1, lufton për jetën për herë të dytë
    Artikulli i radhës“Më falni që ju zgjova”: Leclerc tërbon qytetin me Ferrari F1