Janë zgjuar në mëngjes nga zhurmimi i një motori makinë të Formula 1. Kjo i ka ndodhur banorëve të Maranellos kur Leclerc, rreth orës 6:30, ka nisur të xhirojë me Ferrari SF1000 për një video promocionale. Piloti ka shpejtuar nëpër rrugët e qytetit e pastaj ka bërë humor në rrjetet sociale: “Më falni nëse zgjova ndonjë, po isha duke shkuar në punë”.
“Nuk jam një nga ato që pëlqen të cohet herët nga shtrati, por këtë mëngjes kasha një motiv të mirë për ta bërë. Ndoshta zgjuam ndonjë, por ishte bukur të ngisje makinën nëpër rrugët e Maranello me SF1000. Ishte një emocion i madh të kthehesha në makinë e mbi të gjitha në një vend kaq të vecantë. Na u duk një mënyrë e bukur e zbavitëse për të thënë se jemi gati të kthehemi në pistë. Tani mezi pres të mund të drejtoj SF1000 në Austri”, ka thënë Leclerc i emocionuar.