SHBA ende nën ethet e Covid-19/ Numri i vdekjeve tejkalon shifrën 122 mijë

0

Në SHBA gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 579 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 122,067 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga COVID-19 dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemia.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në SHBA janë zbuluar 3.565 raste të reja të koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka shkuar në 2,342,597.

Shteti amerikan New York është rajoni më i prekur nga COVID-19, me gjithsej 410.434 raste të zbuluara dhe 31.174 viktima.

Në SHBA deri më tani janë kryer mbi 28 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 973 mijë.

Sa i përket numrit të rasteve të zbuluara me këtë virus, SHBA ndiqet nga Brazili (1.070.139 raste), Rusia (584.680 raste) dhe India (415.624 raste). 

Image
Artikulli i mëparshëmModelja e njohur thyen dhëmbin e përparmë duke ngrënë biskota
Artikulli i radhësNevina tregon gjoksin nga afër