VIDEO/ Truku i thjeshtë që heq rrudhat e rrobave brenda pak minutave

0
Screenshot 3 31 600x360

Nëse nuk keni edhe aq kohë, por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që për pak minuta mund ta përfundoni këtë proces.

Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent. Thjeshtë duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.

Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese. Por, si funksionon ky truk?

Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri. Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.

Artikulli i mëparshëmMilan “hap thesin” për Rangnick, ja sa do të shpenzojnë kuqezinjtë në merkato
Artikulli i radhësRekord teleshikuesish për Everton-Liverpul, është ndeshja më e ndjekur në histori të Premier League