Berisha, për policët që rrahën të prangosurin: Emrat e vërtetë të tyre janë tre

    0

    Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar rëndë sjelljen shtazarake të Policisë ndaj një personi të arrestuar, një incident tjetër i rëndë i filmuar muajt e fundit që përdhos imazhin e këtij institucioni.

    Ndërsa ka kërkuar të bëhen publikë, emrat e dhunuesve me uniformë, Berisha ka drejtuar gishtin e akuzës mbi kreun e qeverisë, të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

    “Qytetarin e lidhur me hekura në duar, – shkruan Berisha, – shtaza me uniformë e godet me grusht në fytyrë dhe shtaza tjetër me uniformë e mban! Emrat e tyre si në asnjë vend të botës i mbajnë sekret për publikun. Gjersa të bëhen publikë emrat e tyre, për çdo njeri, emrat e vërtetë të tyre janë tre: Edvin Kristaq Krimineli, gjeneral Hashash Skuthi dhe Ardi Gerond Droga! Ndiqeni videon e tyre.”

    Artikulli i mëparshëmTaksa dixhitale/Italia e angazhuar për një marrëveshje globale deri në fund të vitit 2020
    Artikulli i radhësRritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja në 24 orë