Shkencëtari francez zbulon detajet e një kolonie në Mars

0

Të paktën 110 njerëz do të nevojiten për të krijuar një qytetërim në Mars, ka zbuluar studimi shkencor.

Studimi, i drejtuar nga Profesor Jean-Marc Salotti në institutin Bordeaux Institut National Polytechnique në Francë, ka zbuluar se ky minimum popullsie është i nevojshëm për krijimin e veglave dhe komoditeteve para mbarimit të furnizimeve.

Kolonia do të duhet të jetonte në një kupolë të mbushur me oksigjen dhe të fillonte një industri agrikulturore, në mënyrë që jeta të vazhdonte në planetin e kuq.

Profesor Jean-Marc Salotti e bëri këtë parashikim pasi përdori një model matematikor për të përcaktuar ‘mundësinë e mbijetesës në një planet tjetër’.

Ai beson se kjo ccështje mund të jetë një nga më të rëndësishmet për brezat që do të vijnë.

Artikulli i mëparshëmNë univers ka 36 qytetërime të tjera, po nuk komunikojmë dot
Artikulli i radhësJa cilat raca vdesin më shumë nga koronavirusi