Publikohen të tjera pamje tronditëse nga tërmeti me magnitudë 7.5 të shkallës rihter, që tronditi sot Meksikën.
Siç mund ta shihni në videot e publikuara në rrjetet sociale, një ndërtesë disa-katëshe ‘shkundet’ nga lëkundja e fortë e tërmetit, apo uji që lëviz në pishinë.
Ndërkohë, një pamje e frikshme është krijuar edhe në det, ku uji është tërhequr nga shtrati në disa zona bregdetare, si dhe bregdeti është mbushur me gurë.