Gjyqi i Tahirit/ Ylli Manjani: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën

0
Ey

Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar lidhur me gjyqin e Saimir Tahirit, që nëse nuk provohet pasoja e veprimit apo mosveprimit të tij si ish- ministër i brendshëm atëhere nuk ka më kuptim shpërdorimi i detyrës.

Manjani thotë se dënimi për shërpdorim detyre kur nuk ka pasojë është bolshevizëm ligjor.

Ai thotë se drejtësia nuk i provoi lidhjet e detyrës së ‘’shpërdoruar’’ me drogës, ndaj nuk ka logjikë dënimi për detyrën.

STATUSI NGA YLLI MANJANI

Kam thënë dhe vijoj ta them se dënimi për shpërdorim të detyrës,kur nga shpërdorimi nuk ka pasojë, quhet BOLSHEVIZËM ligjor.

Jam i bindur në këtë llogjikë.

Lexojeni Kodin Penal dhe do bindeni që është kështu.

Zyrtari publik kur e shpërdoron detyrën nuk e bën për fiksim as si qëllim në vetvete, por për të arritur një pasojë të paligjshme. Ky është kuptimi ligjor i kësaj vepre penale.

Në fakt drejtësia e vërtetë të provon dhe të gjykon për pasojat që sjell veprimi ose mosveprimi. Shpërdorimi i detyrës në vetvete nuk është as qëllim e as pasojë, por mund të jetë një mjet për të arritur një pasojë kriminale.

Këtij kuptimi duhet ti qëndrojë çdo arsyetim apo interpretim ligjor.

Në rastin Tahiri, meqë ka kuriozitet këto ditë, llogjika është njësoj. Ose Ai shpërdoroi detyrën dhe lejoi drogën, ose nëse nuk provohet pasoja ska më asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës.

Kjo është llogjikë, jo pasion. Aq më pak politikë… Po të ishte për politikë mund të hidha dhe unë një dorë baltë.

Drejtësia qartësisht nuk i provoi lidhjet e detyrës së “shpërdoruar” me drogën. Ndaj nuk ka llogjikë të fortë ligjore dënimi për detyrën, sepse pasoja nuk u provua.

I qëndroj kësaj pikpamje edhe për të përçudnuar të tjerë nga llogjika bolshevike e zbatimit të Kodit Penal.

I qëndroj jo për politikë, por për drejtësi!

Drejtësia as integrimi nuk bëhen me shoë pa lidhje llogjike dhe qasje të
drejtë.

E përsëris asnjë qëllim apo kuptim politik ka ky mendim që e kam shprehur në mënyrë konstante.

Artikulli i mëparshëmVideo/ Barazim pavlerë i Besëlidhjes: Egbo drejt dy trofeve
Artikulli i radhësAguero operohet në gju: Objektivi të jetë gati për Champions League