Mjeku Erion Dasho: Strategjia ka rënë, tu kërkohet falje shqiptarëve që i mbyllën 3 muaj

0

Në Emisionin e Mëngjesit në SYRI TV, ‘Kafe Shqeto’ ishte i  ftuar Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho.  

Pyetjeve se përse ne kemi kurbën më të shëmtuar në botë, eksperti ka argumentuar se mungesa e organizimit dhe masat e marra, janë shkaqet kryesore.

Ndër të tjera kërkojë që pandemia e koronavirusit është një pandemi e re dhe duhet ti lejojmë më shumë të rinjtë me ide të reja  të ecin përpara.

‘Nuk është koha e metodave tradicionale, duhet që ti lejojnë të rinjtë të ecin përpara sepse pandemia e koronavirusit e ka goditur 3 herë në 20 vite botën’.

‘Është e nevojshme që të kemi struktura,politika të qarta dhe mendësinë e duhur për tu përballur me të tilla situata’.

Dasho tha që në Shqipëri mungon një sistem survejance, ka 30 vite që është planifikuar të ngrihet dhe akoma nuk ka nisur

‘Në vendin tonë mungon një sistem survejance që merret me përballimin e sëmundjeve  të reja që rrezikojnë shëndetin e njerëzve, në Europë ky sistem funksionon në mënyrë të jashtëzakonshme’.

Gjatë pyetjes nga drejtuesit e emisionit, se cili është shkaku që ku sistem nuk është ngritur Dasho hodhi akuza të rënda për mungesë profesionalizmi.

‘Ka një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe paaftësie,ISHP ka 30 vite që as analiza nuk kryen dot, dhe në kohën e komunizmit prodhonte vaksina dhe sot nuk ka një sistem survejance, ky institut është krahu  i djathtë i Ministrisë së Shëndetësisë.

Deklaratën e ish- Ministrit të Shëndetësisë, Arben Beqirit, se dorezat nuk duhet të vendosen, eksperti i Shëndetit Publik e mbështeti fort me fakte.

‘Duart dhe lëkura  janë ndërtuar në mënyrën që të shkatërrojnë bakteret, ndërsa dorezat e dëmtojnë rendë lëkurën dhe ndihmojnë në marrjen e virusit, deklaratat që Beqiri ka bërë, i mbështes fuqishëm’, tha ai.

‘Vendi ynë po kalon një situatë qesharake, dhe i kërkojë kolegeve të komitetit teknik të ndalojnë së mbrojturi me propagandë vendimet e komitetit ekspertëve sepse janë të pa mbrojtshme.

Duet ti kërkojnë falje Shqiptarëve që i mbyllën 3 muaj sepse një situatë e tillë kërkon vetëm 3 jave që janë të nevojshëm që të ngrihej komiteti të analizonte situatën, të shmangte të keqen, dhe të përgatitej rruga që do të ndiqet në të ardhmen.

‘Strategjia që mori ministria jonë ishte e shkruar nga OBSH-ja, thjesht e kanë përkthyer dhe e sollën si krijim të tyre, ndërsa për strategjinë e hapjes kjo ishte ‘qershia mbi tortë’ sepse ato u vendosen 3 kritere:

1. Vendi nuk duhet të kalojë numrin 25 të infektuarve.

2.  Nuk duhet të jenë më shumë se 150 të shtruar.

3.  Dhe nuk duhet të intubohen më shumë se 25 persona

 Të tre kriteret kanë rënë sepse kemi çdo ditë mbi 60 të infektuar sepse paaftësia e tyre u vërtetua nga shpërthimi vatrës në spitale’.

Sipas studimeve të ekspertit Shqipëria ka kapacitete të përballojë 10-15 mijë të infektuar në muaj, por një organizim i dobët e ka të pa mundur të bëjë bashke njerëzit e profesionalizuar dhe të shfrytëzojë kapacitetet spitalore.

Artikulli i mëparshëm‘Ali Pasha dha kokë tjetër në vend të së vetës dhe u arratis në Menorca me 12 arka’
Artikulli i radhësVIDEO/ Humbi ndenjat në mes të skenës, aktori rezulton pozitiv me Covid-19