Komediani amerikan D.L. Hughley humbi ndjenjat në mes të skenës gjatë një shfaqjeje.
57-vjeçari po performonte të premten në mbrëmje, kur papritur ra përtokë.
Një video e incidentit ka bërë xhiron e rrjetit në Twitter, pasi është shpërndarë nga një i pranishëm në shfaqje.
Në video shfaqet asistenti i aktorit duke vrapuar drejt t’i dhënë ndihmën e parë, para se ai të rrëzohet në skenë.
Dy ditë më vonë, Hughley ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai tha se fillimisht e trajtuan për lodhje dhe dehidratim, derisa nga rezultati i testit mësuan se kishte rënë në kontakt me Covid-19.
Megjithatë, ai shtoi se është asimptomatik, pasi s’ka asnjë shenjë të virusit.