FOTO/ Misteri i sferave të gurta në Lekdush të Tepelenës

0
Image

“Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre. Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme.”

Këtë dukuri dhe këto foto, ka sjellë në vëmendje sot profesori i njohur Abdulla Diku, i apasinuar pas natyrës. Diku shpjegon se “sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë.

Procesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe. Vetëm gjeologët mund ta shpjegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla! Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!” përfundon ai. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Artikulli i mëparshëmSot 12 fluturime nga Rinasi/ Ja lista e destinacioneve. Kujdes! Jo të gjithë mund të udhëtoni
Artikulli i radhësVIDEO: Maradona i dehur, vallëzon dhe tregon të pasmet