Miqësore më 7 tetor, Federata konfirmon kundërshtarët e kombëtarës shqiptare

0
Sokol Cikalleshi Ndaj Armenise 2015

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Armenisë një ndeshje miqësore. Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me anë të një njoftimi për mediat sqaron edhe detajet e kësaj sfide. Sipas marrëdheshjes së arritur mes dy federatave, përballja do të luhet në datën 7 tetor në Jerevan.

Federata

Kryeqyteti armen sjell kujtime të bukura për skuadrën dhe tifozët kuqezi, pasi fitorja 3-0 në tetorin e vitit 2015 i dhuroi për herë të parë kualifikimin për në finalet e një Kampionati Europian. Përfaqësuesja shqiptare do të kthehet në fushë në fillim të muajit shtator, kur janë në peogram edhe përballjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Artikulli i mëparshëmCOVID 19/ Ndërron jetë pacienti 66 vjeçar në spitalin Infektiv, shkon në 49 numri i viktimave
Artikulli i radhësMomente tensioni në Kuvend, Ralf Gjoni konfliktohet me Halit Valterin, ndërhyjnë kolegët (VIDEO+FOTO)