Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar së fundmi se po regjistrohen rritje javore në Evropë, për herë të parë në disa muaj.
Në 11 vende “transmetimi i përshpejtuar” ka ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë “ deklaroi të enjten drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge.
Këto vende, për të cilat OBSH tha se po regjistrojnë rritje të rasteve me Covid-19 janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina.
Kujtojmë këtu se javët e fundit, me lehtësimin e masave anti-Covid-19, vendi ynë ka parë një rritje të konsiderueshmë të të infektuarve me Covid-19.
Shqipëria numëron në total 2,192 raste infektimesh; 807 në 14 ditët e fundit dhe 404 në javën e fundit.
Sa i përket vdekjeve, vendi ynë deri tani regjistron 48 viktima, 9 prej tyre vetëm në javën e fundit.
Mesataren për vdekje, Shqipëria e ka 16,7 për 1 milion banorë.
Të dhënat e OBSH-së për situatën e koronavirusit në të gjithë Evropën mund t’i gjeni këtu:
https://who.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/ead3c6475654481ca51c248d52ab9c61