Nga Basir Çollaku
Prokuroria dhe Gjykata janë ndjerë nën presionin e madh të ngjarjes se 30 majit në Laç, duke marrë vendime arresti me burg, ndonëse veprimet hetimore në terren, nuk kanë pasur mjaftueshmëri provash bindëse.
Kreshnik Tusha është ndaluar në spital në 31 maj 2020, në orën 03.00, si i dyshuar dhe prova që e ka bindur gjykatën është prova që ka pasur në trup, plumbi që e kanë qëlluar, që sipas Prokurorisë dhe Gjykatësë së rrethit Kurbin, pa asnjë akt ekspertimi, mund të jetë i personave që e kanë qëlluar për vetëmbrojtje.
Për 21 vjeçarin Tusha është marrë masë arrest me burg me 2 qershor 2020, pas kërkesës së Prokurorisë paraqitur gjyqtarit në orën 08 e 36 minuta të së njëtës datë.
Po si ka ndodhur ngjarja sipas prokurorisë, versionit fillestar që ajo ka dërguar në gjykatë me 2 qershor, tre ditë pas vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Markut në barin e hotelit A&A ..Cilat janë rrethanat e faktit sipas Prokurorisë? Sepse në 30 maj dhe 31 apo më pas, nuk ka një njoftim të policisë së shtetit, së paku public, për rrethanat e ndodhjes së këtij krimi të rëndë.
Në vendimin nr 467-39 të gjykatës përshkruhen detaje të ngjarjes në këtë mënyrë:
Rrethanat e faktit: 5-Në Laç, me 30.05.2020, rreth orës 21 e 40, në Hotel A&A, në aksin rrugor Tiranë-Laç ka mbetur I vrarë me armë zjarri, Bujar Hasani(Lika) banues në lagjen “Zef Hoti” Mamurras bashkia Kurbin si edhe është plagosur Paulin Gjergji (Marku). Viktima ka humbur jetën në vend, ndërsa i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë, ku ka humbur jetën pak më vonë.
6-Në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe autori i vrasjeve, i cili ka qenë i maskuar, dhe ka pasur të veshur, tuta me ngjyrë të kuqe, dhe nëj Pelerinë, si ato që përdor Policia e Shtetit, si dhe ka qenë I armatosur me një armë automatike
7-Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës material një armë zjarri, pistoletë e markës Glock, pa numër, model 56, kalibër 9 milimetër, me një krëhër me 7 fishekë kalibër 9 milimetër, si dhe një fishek në fole. Kjom armë ishte e viktimës, Bujar Hasani Lika.
8-Gjatë kqyrjes u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës material njëzet gëzhoja arme zjarri 11 copëza metalikesi ato të armëve të zjarrit dhe një fishek i pagoditur kalibër 9 milimetër.
9-Gjatë veprimeve të para hetimore është bërë kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së ambjentit ku ka ndodhur ngjarja
Nga kqyrja e kameras nr 8ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21 e 30 e datës 30 maj 2020, vihet re se në katin e parë të hotelit, I cili shërben si bar kafe, në tavolinën e cila gjendet në cepin anësor të sallës, nga krahu veriperëndimor, janë ulur dy persona duke pirë kafe, ndërsa një tjetër person është ulur në afërsi të banakut, kamarieri.
10- Rreth orës 21 e 50 minuta, ndërsa dy personat në tavolinë vazhdonin të pinin kafe, vihet re se nga dera e pasme e bar-kafesë, futet një person i veshur me një pelerinë si ato të Policisë së Shtetit , me maskë dhe me tuta të kuqe. Ky person duket se mban në dorë një armë zjarri automatike dhe lëviz drejt tavolinës ku janë ulur dy personat
11- Pasi afrohet 5-6 metër një nga personat e ulur e ka pikasur dhe ka qëlluar personin e maskuar me armë zjarri. Personi I maskuar ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ishin ulur të dy personat. Vihet re se personi I maskuar në një moment rrëzohet dhe tërheq këmbën e majtë. Në pozicion gjysëm të rrëzuar vazhdon të qëllojë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur dy personat.
12-Pasi personi I maskuar largohetnjëri nga viktimat tenton të ngrihet dhe lëviz 3-4 metra dhe më pas rrëzohet në tokë, Më pas futen dy persona të tjerë, të cilët së bashku me kamarierin tërheqin personin e plagosur
13-Nga kqyrja e cameras nr 1 ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21 e 30 e datës 30 maj 2020 vihet re se , në katin e parë të hotelit, te recepsioni nga ora 21 e 30 deri në orën 21:50::16, kur kamarieri I bar kafesë ishte te recepsioni, nuk ka lëvizje.
Në orën 21:50:16 kur kamarieri I bar kafesë është te recepsioni, futet nje person I veshur me një pelerinë si ato të Policisë së Shtetit, me maskë dhe me tuta të kuqe. Në dorë mban një armë zjarri automatike.
14-Në orën 21:50:19 futet një person tjetër I maskuar, që mban në kokë një kapele ngjyrë të bardhë me strehë blu dhe ka të veshur pantallona xhinse, ngjyre grit ë hapur, ka doreza dhe në dorë mban një sedn të ngjashmë me një narme zjarri të llojit pistoletë. Kamarieri te recepsioni, I vë re të dy personat dhe I ndjek me sy.
15-Në orën 21:50:25 personi I maskuar me kapele me ngjyrë të bardhë e strehë blu del me vrap nga dera nga hyri. Në këtë moment kamarieri ështëe fshehur poshtë banakut te recepsioni
16-Në orën 21:50:42 del me zvarritje personi I cili hyri I pari. Ai mban në dorë një armë zjarri automatike dhe ecën me zvarritje në drejtim të derës së pasme të hotelit, nga hyri fillimisht.
17-Në orën 21:50:50 futet një person tjetër nga dera e pasme e hotelit. Personi është I maskuar dhe ka veshur një jelek me ngjyre jeshile sim ato që përdorin forcat e policisë. Ky person mban në dorën e djathtë një send që duket si armë zjarri e llojit pistoletë. Për një moment këtë send e vendos te një vazo lulesh në krahunn e djathtë të tij, Më pas ndihmon personin I cili po tërhiqej zvarrë, I merr armën e zjarrit automatike dhe e ndihmon për ta tërhequr. Personi që po tërhiqej zvarrë duket qartësisht se ka të plagosur këmbën e majte
18- Në orën 21:51:08, personi I maskuar me kapele me ngjyrë të bardhë me strehë blu, futet nga dera e pasme dhe e merr armën e zjarrit të llojit pistoletë, të cilën e apti lënë personi I maskaur dhe I veshur me jelek si ato që përdor Policia e Shtetit.
19-Nga kqyrja e kamerave nr 4 ku pamjet filmike janë të regjistruara nga ora 21e 30 e datës 30/05/2020 e drejtuar te aprkimi I hotelit, në parkim vihet re një automjet ngjyrë e zezë, fuoristradë e markës “Range Rover”, targat e të cilit nuk dallohet
20-Në orën 21:50:01 në parkim afrohet një automjet me ngjyrë të zezë. Nga dera e pasme e krahut të majtë, zbret një person i maskuar që ka të veshur një jelek ngjyrë jeshile si ato që përdor Policia e Shtetit, dhe i drejtohet automjetit “Range Rover”Ndërsa nga dera e parë e krahut të majtë zbret një person i maskuar, i veshur me një pelerinë si ato që përdor Policia e Shtetit, dhe me tuta ngjyrë të kuqe. Ai shkon me shpejtësi në drejtim të derës së pasme të hotelit . Ky person mban në dorë një armë zjarri autamatike.
21-Nga prapa automjetit vihet re nje person tjetër i maskuar, me xhup blu, me kapele të bardhë dhe strehë blu, i cili gjithashtu i drejtohet me shpejtësi derës së pasme të hotelit. Ndërkohë personi I amskuar dhe me jelek mban nën mbikqyrje personat që ndodheshin te automjeti “Range Rover”
22-Në orën 21:50:28 nga automjeti “Range Rover” zbresin dy persona të cilët I mban nën presionin e armës personi I maskuar, I cili ka të veshur jelek ngjyrë jeshile
23-Në orën 21:50:45 nga dera e pasme e hotelit futen dy personat e maskuar të cilët ishin në parkimin e hotelit
24-Në orën 21:51:10 nga dera e pasme e hotelit, tre personat e maskuar, nxjerrin duke e mbajtur në krahë dhe duke e tërhequr personin e maskuari cili mbante të veshur pelerinë sit ë Policisë së Shtetit dhe tuta të kuqe. Ndërkohë dy personat e maskuar e tërheqin personin e plagosur zvarrë duke e drejtuar nga automjeti I tyre.
25- Në orën 21:51:23 personat e maskuarfusin në sediljen e pasme në krahun e majtë personin e plagosur dhe në orën 21:51:40 të katër personat largohen me mjetin e tyre.
26-Në orën 21:51:42, kur kur automjeti I autorëve largohet, dy personat të cilët ishin te automjeti “Range Rover” futen te dera e pasme e hotelit.
27-Në orën 21;51:43 automjetin “Range Rover” e afrojnë të dera e pasme e hotelit dhe në orën 21:55:05 nga dera e pasme e hotelit nxjerrin duke e tërhequr zvarrë nje persontë cilin e hipin në automjet. Në orën 21:555:46, automjeti “Range Rover” largohet
28- Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se personi I maskuar I cili ka hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku ishin ulur Bujar Hasani Lika dhe Paulin Gjergji Marku ka mbetur i plagosur. Dëmtimet e shkaktuara nga të shtënat e armës së llojit pistoletë të përdorur nga Bujar Hasani Lika, I ka marrë në këmbën e majtë Kjo sepse autori këtë këmbë e tërheq tokazi në dyshemene e bar kafesë. Edhe kur personat e tjerë të armatosur i japin ndihmë duke e tërhequr vihet re se ky person këmbën e majtë e tërheq tokazi, zvarrë.
29-Po me datë 30/05/2020 rreth orës 22:00 është marrë njoiftim nga ana e Spitalit Rajonal Laç, se kishte shkuar për mjekim urgjent një person I plagosur me armë zjarri, I identifikuar si Kreshnik Tusha, me banim në lagjen nr 6 Laç, Bashkia Kurbin.
30- Nga deklarimi paraprak personi në fjalë deklaroi se ishte plagosur në hyrje të banesës së tij, në lagjen nr 6 në Laç, nga persona të paidentifikuar, të cilët kishin qenë duke udhëtuar me një automjet, dhe kishin thirrur “policia” Sipas tij, plagosja kishte ndohur në momentin kur ai ishte në automjetin e e mikut të tij Ernal Leka I cili ishte duke e drejtuar mjetin në afërsi të banesës së Kreshnikut, gjatë kohës që ky nuk kishte zbritur ende nga automjeti.(?????)
31-Nga ana e policisë gjyqsore, u krye kqyrja e vendit të pretenduar nga Kreshnik Tusha si vendi I plagosjes së tij. Në rrugën në lagjen nr 6 në afërsi të kopshtit të banesës së Viktor Tushës, u gjetën dhe u morën në cilësinë e provës materiale, katër 4 gëzhoja armë zjarri kalibër 7.622 milimetër model 56, me ngjyrë bakri, me kapsolla të goditura.
32-Nga kqyrja e vendit në fjalë, nuk ka mbetje biologjike, si ato të gjakut, megjithëse vendi është I shtruar me beton.
33 – Ngjarja është në një hetim intensive dhe shumë nga rrethanat fillestare mund të marrin tjetër rrjedhë. Ka një tjetër të arrestuar Eduart Lama, fqinj me pronarin e hotelit ku ka ndodhur vrasja. Ai sipas hetuesve ka treguar edhe tre emra të tjerë autorësh. Veç kësaj dy mjekë janë ndaluar, për dhëniën e ndihmës së të palgosurit, duke u akuzuar për fshehje të këtij fakti të rëndë, që ligjërisht duhet denoncuar.