Ringjallja e industrisë së naftës të shkatërruar nga lufta në Libi pritet të jetë e ngadaltë dhe shumë e kushtueshme. Bursa për datën 25 Qershor 2020

0

Industria e naftës në Libi është përtokë pas më shumë se nëntë vjet lënie pas dore, dhe një lufte civile që vrau mijëra dhe shkatërroi qytete të tëra në të gjithë vendin.

Mungesa e shërbimit bazë, ka bërë që tubacionet të shkatërrohen dhe depozitat të zënë ndryshk. Vetëm riparimi i puseve mund të kushtojë më shumë se 100 milion dollarë, tha për Bloomberg kreu i kompanisë shtetërore të naftës, dhe që këto para zor se qeveria mund t’i lëvrojë në të ardhmen e afërt.

Dëmi do të thotë që Libia, pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar në Afrikë, do të ketë shumë vështirësi për të rritur prodhimin edhe nëse konflikti shuhet së shpejti.

Luftëtarët janë bërë gati për atë që mund të jetë beteja vendimtare në Sirte, një qytet vetëm dy orë me makinë nga e ashtuquajtura gjysmëhëna e naftës – një grup i terminaleve të eksportit me shumicë të naftës së papërpunuar të vendit.

Libia prodhon rreth 90,000 fuçi në ditë. Kjo është një sasi e papërfillshme në krahasim me 1.6 milion fuçitë që ndërmarrje të tilla si Eni SpA dhe Repsol SA prodhonin në partneritet me NOC (kompania shtetërore Libiane e naftës) përpara rrëzimit të Moammar Gadaffit në vitin 2011 dhe luftës katastrofike që pasoi përmbysjen e regjimit të udhëhequr nga ai.

“Sa më gjatë të presim, aq më i madh do të jetë dëmi dhe kostoja e rikthimit në punë”, tha drejtuesi i i NOC-së, Mustafa Sanalla në një përgjigje me shkrim. Ai u shpreh se është një tragjedi për popullin e Libisë që luajtja e një loje politike është lejuar të shkaktojë dëme të tilla katastrofike në infrastrukturën kombëtare të vendit tonë.

Trazirat politike e kanë lënë Libinë të ndarë midis një qeverie të njohur nga Kombet e Bashkuara me seli dhe kontroll mbi kryeqytetin Tripoli, ku NOC ka selinë e saj, dhe një administratë konkurruese me qendër në lindje të vendit. Që nga janari, kur mbështetësit e komandantit me bazë në lindje Khalifa Haftar mbyllën shumicën e fushave të naftës dhe porteve të vendit, prodhimi i përditshëm ka rënë me më shumë se një milion fuçi.

Lexo edhe: A do të lejohen shqiptarët?/ Ja shtetet që mund të futen në BE pas rihapjes së kufijve

Bursa për datën 25 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA370.75– 6.25
DIESEL342.75– 0.50
BRENT41.02+ 0.56

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmProbleme me pronësinë, bllokohen vilat e biznesmenit Carapuli në Dhërmi
Artikulli i radhësDokumenti/ Veliaj dyfishon taksat për vitin 2020 për biznesin e vogël