Rikualifikimi i veprës penale/ “Gabimi” apo “loja” që riktheu nga e para dosjen ‘Tahiri’

0

Gjykata Posaçme e Apelit kthen për rigjykim çështjen e Saimir Tahirit. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo do të rigjykohet nga një trupë tjetër.

Një nga këto problematike ishte rikualifikimi i veprës penale. Në nisje të procesit Tahiri akuzohej për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, por në përfundim Gjykata vendosi ta ndryshonte veprën në “shpërdorim detyre” dhe ta shpallte fajtor. Dosja do të rinisë procedurat nga fillimi, çka do të shtyjë me disa muaj mbylljen e kësaj çështjeje.

Por, çfarë do të ndodhë tashmë me ish-ministrin Tahiri?

Tashmë fillon një etapë e re për ish-ministrin dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Në momentin që Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin, automatikisht dosja voluminoze e Tahirit rikthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Më pas, caktohet trupa e re që do të shqyrtojë dosjen dhe Prokuroria do të vijojë, duke kërkuar dënimin e Tahirit për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”. Ndërkohë, Tahiri do të përballet me Gjykatën e Posaçme në mënyrë të përshpejtuar, ku nëse nuk paraqiten problematika gjatë procesit, do të duhen jo më shumë se 3 apo 4 seanca.

Artikulli i mëparshëmPersonazhet që paguhen miliona dollarë për një fjalim
Artikulli i radhësFondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model për rajonin