Në Korçë u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Tirana fitoi me përmbysje 2-1, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion.
Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 9-të nga Mensah.
Por Tirana përmbys gjithçka në fraksionin e dytë. Në minutën e 71-të Ngo me kokë e dërgon topin në rrjetën e vendësve duke barazuar 1-1.
Është sërish sulmuesi shtatlartë i cili në të 76’ realizon edhe golin e dytë, duke i dhënë fitoren e çmuar ekipit të tij.
Bardheblutë hedhin një tjetër hap drejt titullit, pasi ruajnë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin, kur kanë mbetur 5 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.