India e sigurt se kërkesa për karburante do të kthehet në normalitet brenda shtatorit. Bursa për datën 30 Qershor 2020

0

Kërkesa për karburantie në Indi, importuesi i tretë më i madh në botë i naftës dhe konsumatori i tretë më i madh i naftës, duket se do të kthehet në nivelet e para krizës deri në fund të shtatorit, tha Ministri Indian i Naftës Dharmendra Pradhan në Samitin virtual të BloombergNEF në New Delhi.

Duke gjykuar nga trendi në javët e fundit pasi India liroi bllokimet e saj, kërkesa për karburant do të jetë “si zakonisht” deri në fund të tremujorit që përfundon në shtator, tha ministri, duke shprehur një këndvështrim më optimist mbi kërkesën, sesa ai i OPEC dhe Agjensisë Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) e cila parashikon do të duhet deri në fund të këtij viti për tu rikuperuar.

“Në fund të qershorit, ne kemi arritur tashmë 85% të kërkesës sonë në krahasim me qershorin 2019”, tha Pradhan në Samitin e BloombergNEF.

Në maj, ministri priste që kërkesa e karburantit të kthehej në nivelet para krizës deri në fund të qershorit, gjë që sugjeron që India mund të jetë tepër optimiste në mënyrën se si i shikon gjërat.

Duke folur në Samitin e BloombergNEF, Pradhan tha tani se “procesi i zhbllokimit ka filluar dhe shumë aktivitete ekonomike po vazhdojnë prej më shumë se një muaj e gjysmë.”

Sipas ministrit, kërkesa për benzinë, naftë, gaz të lëngshëm (LPG) dhe karburantet e tjera po kthehet në nivelin e saj normal, ndërsa kërkesa për karburantë avioni vazhdon të jetë një në nivele shumë më të ulta – siç është kudo në botë .

Lexo edhe: Gjendet thesari 1 milionë dollarësh i fshehur nga kuratori i artit në male

Bursa për datën 30 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA374.75+ 9.75
DIESEL352.50+ 4.25
BRENT41.84+ 0.44

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmAnaliza e shifrave/ Në 10 ditë 20 vdekje nga COVID-19, 644 raste të reja, 16 të shtruar më shumë në Infektiv
Artikulli i radhësMiratimi nga Kina i ligjit për Hong Kongut shkakton nervozizëm