‘O bibë debile’/ Bushati-Ramës: A të kujtohet sa e urreje UÇK-në në vitin ‘98…?

0

Kryeministri Edi Rama, i akuzuar nga politika kosovare se është investuar në ndarjen e Kosovës, që është kthyer në të vetmin politikan shqiptar që është konfliktuar me shumicën e politikanëve atje, doli sot në Prishtinë dhe foli me patos.

Por gazetari Andi Bushati e ka quajtur një patriotizëm banal dhe i ka kujtuar diçka kryeministrit.

“Duke dëgjuar sot patriotizmin banal të Edi Ramës dhe ditirambet që i thuri UÇK, m’u kujtuan ofendimet si bibë, debile dhe e çmendur që lëshonte në sytë e ne, ca gazetarëve, në vitin 1998, ndaj një këngëtareje të njohur, që thirri në një koncert në Tiranë: “Rroftë UÇK”,” shkruan Bushati.

Artikulli i mëparshëmKreu i SPAK: Do hetojmë për institucionet shtetërore që e lejuan dhe e favorizuan
Artikulli i radhësVIDEO/ ‘M’i mblidhni, ç’janë këta që bredhin?!’ Policia përzë me dhunë qytetarët, Berisha: Si bashibozukë!