Rama kërkon t’u mbushë mendjen kosovarëve duke i joshur me detin

0

Edi Rama po mban një konferencë me gazetarët në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’. Duke shfrytëzuar edhe mundësinë që i dha vizita në Prishtinë, Rama ka folur edhe për minishengenin, që ka ideuar Aleksandër Vuçiç dhe që e mbështet ai.

Duke folur në konferencë, Rama përmendi detin, duke thënë se nëse do të ishte kryer minishengeni, atëherë kushdo do të vinte i lirë në bregdetin shqiptar, pa u kontrolluar në doganë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Shengeni ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve.

Bregdetin, detin e kemi në trojet tona, nuk e kemi këtu. Kështu që nëse do të ishte minishengeni, dogana do të ishte sikur të vije nga Prishtina këtu në aeroport, pa kontrolle.

Ne fqinjin nuk e zgjedhim dot, nuk e zgjedhim dot presidentin serb. Nëse do të ishte shengeni, kush hyn në aeroportin Adem Jashari, mund të lëvizë i lirë deri në Sarandë.

Kush futet nga Kakavija, vjen deri në Brezovicë.

Kemi ne luksin për të diskutuar idiotësirat, pazaret me vuçciçin, kur nevoja jonë është shumë e madhe.

Kemi ne kohë për të humbur me politikat e ngushtë elektorale, siç ishte ajo e mbajtjes së taksës 100%.

Ne kemi dy shtete, kemi dy shpi dhe në këtë shpi, vendos dikush tjetër jo unë. Kush më thotë, vëllai i Vuçiçit, i them amanet mushkat.

Artikulli i mëparshëmJurgen Klopp “prish” festën e Liverpool: Shëndeti është më i rëndësishëm
Artikulli i radhësVIDEO/ Barcelona zyrtarizon transferimin e Pjanic, flet boshnjaku: Do të jap gjithçka…