Trafik droge nga Shqipëria në Itali, zbulohen ‘kokat’ e grupit kriminal, vepronin prej 2015

0
Itali

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë, ku përfunduan në pranga 37 persona, nga të cilët 10 në Shqipëri të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës në kuadër të këtij grupi kriminal i cili vepron prej 2015.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se grupi kriminal trafikonte drogë prej vitit 2015 nga Vlora në drejtim të Barit në Itali.

Grupi kriminal i përbërë nga 37 persona të cilët u vunë në pranga dyshohet se drejtohej nga Robert Muftari dhe Elton Hamza.

Krahas të arrestuarëve në operacionin mes dy shteteve u sekuestruan edhe 40 milionë euro drogë. Operacioni ishte një bashkëpunim mes Anti- Mafias italiane dhe SPAK në Shqipëri bashkë me Policinë, duke krijuar një skuadër të përashkët për të goditur këtë grup kriminal.

Në operacion u përfshi” DIA e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën Zyrës Ndërlidhëse të Interforcës së Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe me bashkëpunimin – në Itali – të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Lecce, Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro, me urdhër të DDA të Barit dhe Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion dhe Krimit të Organizuar të Tiranës – me Koordinimin e Eurojust (Hagë), drejtuar nga anëtari kombëtar italian u kryen 37 arrestime të personave që besohet të jenë përgjegjës për trafik ndërkombëtar në sasi të mëdha droge. Operacioni policor operonte në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Barcelona zyrtarizon transferimin e Pjanic, flet boshnjaku: Do të jap gjithçka…
Artikulli i radhësBrataj: Në korrik mund të shtohen rastet, nuk po zbatohen masat